Tiranë

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.