Këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama do të niset drejt Britanisë së Madhe.

 

Sipas abc news i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, kreu i qeverisë, do të nënshkruajë një marrëveshje për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që vet Rama lajmëroi dy ditë më parë në Durrës gjatë një takimi elektoral.

 

Mësohet se delegacioni shqiptar do të zhvillojë takime me klubin e futbollit të Manchester City.

 

Marrëveshja parashikon ndërtimin e një Akademie të Futbollit të të rinjve, aty ku do të evidentohen dhe trajnohen talentet shqiptare në futboll, që më pas kjo skuadër prestigjoze të mundë t’i përdorë si asete të saj.