Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka nderuar me medalje të gjitha vendet mike që iu gjenden pranë në tërmetin tragjik të 6 shkurtit, që shkaktoi mijëra të vdekur dhe dëme të konsiderueshme materiale. Dekorimi vjen në shenjë mirënjohjeje për kontributet e ekipeve të kërkim-shpëtimit. Mes vendeve që morën medalje ishte edhe Kosova.

 

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo medalje është meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së.

 

“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar, pas tërmeteve të gjashtë shkurtit, në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan”, thuhet në njoftim.

 

Kujtojmë se ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë ndihmuar që të nxirren të gjallë disa trupa nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Turqi.