"Sa herë që opozita rikthen në vëmendjen e publikut megaaferën korruptive të inceneratorëve, po aq herë qeveria përpiqet të shmangë vëmendjen duke dizinformuar mbi të vërtetën e tmerrshme të kësaj afere", tha sot z. Eno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD, në një deklaratë.
Siipas Bozdos, "kësaj radhe instrument i këtij mashtrimi është bërë vetë ERRE, Enti Rregullatori i Energjisë, duke justifikuar ekzistencën e inceneratorit të Elbasanit, duke e cilësuar atë si funksional, që madje ka prodhuar energji elektrike, dhe jo pak por 6792 MWh.
Kështu pretendon ERRE në një dokument zyrtar, të publikuar në faqen zyrtare, “Të Dhënat e Tregut të Energjisë për Vitin 2022”.
Sipas këtij dokumenti, Inceneratori i Elbasanit ka prodhuar energji vetëm në një muaj, në muajin gusht 2022. Sasia e energjisë elektrike të prodhuar është në total 6792 MWh (megavatorë).
Por, Inceratori i Elbasanit, sipas licencës që ka marrë në ERRE ka kapacitetin e instaluar 2850 KW (kilovat) ose 2.85 MW ( Megavat).
Sipas të gjitha llogaritjeve teknike, një kapacitet i instaluar prej 2850 kilovat apo 2.85 Megavat, nuk mund te prodhoje sasinë prej 6792 Megavat orë, por maksimumi qe mund te prodhonte është sasia prej 2120 MWh (Megavat orë)
2.85 MWh x 24 ore ne dite x 31 dite = 2120 MWh maksimumi qe mund te prodhohet. Pra më pak se një e treta e sasisë që ERRE pretendon dhe që e ka zyrtarizuar ne dokumentin e saj!
Kjo shifër konfirmohet edhe Raportin Vjetor të ERRE për Vitit 2022, “Mbi gjendjen e Sektorit te Energjisë” qe do i paraqitet Kuvendit në muajin Qershor 2023.
Ky në fakt është edhe qëndrimi publik i administratorit shtetëror Farudin Hoxha, kur disinformon shqiptarët në lidhje me këtë aferë: