Zbardhet ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë.
Raportohet nga Klan News se policia ka gjetur rrobat e vrasësit mes fshatit Gjadër dhe Kakarriq. Në këto rroba janë gjetur edhe gjurmë ADN-je. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.
Policia ka lëshuar 5 urdhër-arreste. Sipas burimeve, autori është identifikuar dhe raportohet se është një shtetas i huaj.
Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra më 19 Prill në lokalin e tij në Shëngjin nga një persona i veshur me kokore, jelek fosforeshent. Vrasësi zbrazi 7 plumbat e pistoletës duke lënë të vdekur 50-vjeçarin Nikulaj. Më pas u arratis me motor.