Garda Civile spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale droge e përbërë nga shqiptarë, në provincën e Tarragona. Ky është operacioni i dytë policor këtë vit nga Benemérita kundër krimit të organizuar të instaluar në këtë provincë.
Operacioni OASIS filloi tetorin e kaluar, për këtë arsye kanë qenë të nevojshme disa muaj hetime për të përcaktuar ekzistencën e një grupi të organizuar dhe të strukturuar për kultivimin intensiv të marijuanës brenda shtëpive të ‘barit’.
Pas muajsh hetimi u kryen kontrolle në 16 banesa në provincën e Tarragona, në qytetet El Vendrell, Calafell, Creixell, Cunit, Roda de Berà, Albinyana dhe Altafulla, ndërkohë që janë arrestuar 19 persona, me kombësi shqiptare dhe ruse. Në këtë hetim, kanë bashkëpunuar forcat e policisë lokale të Altafulla, Calafell, Creixell, Cunit, Roda de Berà dhe El Vendrell e Albinyana Municipal Ëardens, si dhe teknikë të Endesa-s që kanë bashkëpunuar në zbulimin e mashtrimit me energjinë elektrike dhe kanë vazhduar me ndërprerjet e lidhjeve të parregullta. Në brendësi të shtëpive ishin vendosur instalime elektrike komplekse për kultivimin e bimëve të marijuanës, disa prej tyre me panele dritash LED për të vështirësuar zbulimin e konsumit të lartë.
Ndërkohë, që vlera e energjisë së vjedhur në këtë formë kap shifrën e 500,000 eurove. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në këto banesa u gjetën dhe armë e municione. 19 të arrestuarit, të cilët akuzohen për krimet e anëtarësimit në organizatë kriminale, kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike dhe mashtrimit të energjisë elektrike, do dalin para Gjykatës Hetimore 5 të El Vendrell.