Këshilli i Ministrave miratoi sot implementimin e strukturës së re të Policisë së Shtetit, duke miratuar të gjithë strukturën e gradave në qeveri.
Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një prononcim për mediet, pas mbledhjes së qeverisë.
“Tashmë struktura e cila është miratuar fillon zbatimin dhe është, besoj unë, një nga reformat më të mëdha strukturore që ka bërë policia, sidomos për të adresuar pjesën e ristrukturimit tërësor të Policisë Kriminale. Besoj që është një nga vendimet më të rëndësishme për sigurinë dhe rendin publik”, u shpreh Çuçi.