Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, Shqipëria po bëhet më e fortë hap pas hapi.
Rama ndau sot në rrjetet sociale një video, ndërsa theksoi se, “Berisha dhe Meta na ftojnë të kthehemi në kohën e tyre, në kohën e pisllëkut të kudondodhur, krimeve shtetërore, borxheve, Shqipërisë me imazhin përtokë në sytë e botës”.
“A keni parë zogj të fluturojnë mbrapsht? Po akrepa që e masin orën mbrapsht? Si do ishte transproti nëse makinat do të ecnin mbrapsht? Ti vetë a do të ecje në këmbë mbrapsht? Eh, sepse Sali Berisha dhe Ilir Meta na ftojnë të kthehemi në kohën e tyre. Në kohën e pisllëkut të kudondodhur, krimeve shtetërore, borxheve, Shqipërisë me imazhin përtokë në sytë e botës”, thuhet në video.
Sipas Ramës, Shqipëria po bëhet më e fortë hap pas hapi, pagat po rriten si asnjëherë, ekonomia po rritet dhe bashkitë po zhvillohen.