Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin në Prokurorinë e Tiranës, Armand Gurakuqi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 26.4.2023, për subjektin e rivlerësimit, Armand Gurakuqi, vendosi shkarkimin nga detyra të, Armand Gurakuqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj relator, Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Armand Gurakuqi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë.