Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot në lidhje me premtimin për rritjen e pagave nga qeveria.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se, rritja e pagave mbetet në kuadër të premtimit elektoral.
“Inflacioni i premtimeve socialiste. Prej javësh dëgjoj dhe lexoj rreshta pa fund për pagat e reja, por deri tani nuk po shoh asnjë VKM, akt të qeverisë apo projektligj që shtyhet për t’u votuar. Mbetemi në kuadrin e premtimeve elektorale dhe inflacionit të premtimeve socialiste përpara zgjedhjeve. Ëndrra në beze, do thoshin të parët. Mos i merrni shqiptarët për budallenj”, shkroi Tabaku.