Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një avokate është marrë peng dhe është kërcënuar me armë brenda zyrës së saj të avokatisë.

 

Ngjarja ka ndodhur të enjten, ndërsa policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë autorin e dyshuar, N.Ç.

 

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ishte klient i avokates dhe kjo e fundit e kishte përfaqësuar ligjërisht në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se autori i dyshuar e kërcënoi me një armë sportive pistoletë pneumatike.