Lirohet nga burgu sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

 

 

Gjykata e Apelit ka caktuar sot masën ‘arrest shtëpie’ për Gjokutajn i cili u arrestua pak ditë më parë shpërdorim detyre me pasoja 1.2 milionë euro në arkën e shtetit.

 

 

E njëjta masë është dhënë dhe për dy zyrtarët e tjerë, Alban Ruli dhe Ilir Thana. Sipas prokurorisë, këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015./BW