Kryeministri Edi Rama ka marrë si shembur Bashkinë e Libovës për të treguar se si nga një bastion i djathtë, nën drejtimin e socialistëve, ka marrë një tjetër hov dhe është bërë një pikë turistike me të gjitha shërbimet e domosdoshme. Rama tha bëri krahasimin me Shkodrën duke thënë se ajo ka mbetur një bastion i djathtë, por kur përmendi fjalën bastion e përkufizoi si një vend ku “mbeturinat nuk pastrohen”, ku “mungojnë investimet”. Prandaj, ai bën thirrje qytetarëve që të votojnë për PS në 14 maj, që këto Bashki të tjera të mos i ngjasojnë Shkodrës.

 

“Libohova bastion i së djathtë ku paratë s’dihet, ku shkojnë ku plehrat rrinë mbi kazanë si në Shkodër sot e gjithë ditën për turpin e dheut.  Libohova na dha mundësinë që ne ta drejtojmë dhe ndryshimi është si nata me ditën

 

 

Ishte pikë e fshehur, sot ka akses të ri. Çfarë braktisje përbuzje pati për këtë qytet në vitet e qeverisjes së atyre që nuk duhet të kenë me asnjë shans, jo këtu po askund në Shqipëri. Meritojmë mbështetjen dhe besimin se kemi treguar që dimë tua gjejmë plagëve ilaçin dhe kemi durimin e madh për të këmbëngulur deri në shërbimin e tyre. Më vjen mirë që pas fushatë do mbeten 25 mijë e më shumë pemë të mbjella falë kontributit të PS. Shkodrën e kanë pasur 31 vjet në dorë falë një fanatizmi politik dhe sot Shkodra është më e papastra në botë, turp i botës, ku qeverisim ne s’ka më kazanë mbuluar nga plehrat me ditë të tëra”, tha Rama.

 

Rama tha se qytetarët do duhet të kapërcejnë bindjen politike dhe t’i japin votën atij që punon, e për kryeministrin Edi Rama, ky njëri është socialist, pasi askush tjetër nuk e bën këtë.

 

“Është koha e një kapërcimi të gardhit edhe për ata që janë mësuar të qëndrojnë në anë tjetër në emër të ndarjeve PD-PS, ne ata, nuk ka ne ata kur punojmë për të garantuar një qytet apo një fshat më të mirë për shqiptarët, për të pasur gjelbërim, çerdhe shkolla kopshte, që kemi treguar se dimë ti bëjmë si në Europë, shpesh herë si më të mirat në Europë me fondet publike”, tha Rama.

 

Në fund, shtoi se në qarkun Gjirokastrës nuk e diskutojnë fitoren.