Gjykata Kushtetuese ka vendosur në një seancë plenare të kryer ditën e djeshme rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e VKM-së për ndërtimet.

 

 

Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese mbështeti qëndrimin e qeverisë e cila nuk ishte dakord me kërkesën për shfuqizimin e kësaj VKM-je.

 

28 deputetë të Partisë Demokratike kërkuan shfuqizimin e VKM-së për ndërtimet, por GJK vendosi rrëzimin e kërkesës zyrtarisht.

Njoftimi i plotë:

 

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 6 (Nj) 2022 të Regjistrit Themeltar, me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 589, datë 7.9.2022 “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 dhe vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,

 

 

 

VENDOSI:

 

1. Rrëzimin e kërkesës.

 

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.