Tre nga gjashtë personat të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe.
Mes të arrestuarve është edhe porositësi i vrasjes, Edmond Haxhia. Po ashtu sipas të njëjtave burime në pranga janë vënë edhe Thomas Mithan dhe Steven Hunt.
Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe 2 anglezët, Harry Simson dhe Harriet Bridgeman. Nga informacionet paraprake mësohet se arrestimi i tyre është bërë në Londër, ku ishin arratisur menjëherë pas ngjarjes. Të tre kanë qenë nën shoqërinë e njërit tjetrit, në momentin kur iu janë vënë prangat.