Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha sot se bashkëpunimi noterial mes Shqipërisë dhe Italisë do të zgjerohet.

Në një postim në rrjetet sociale, Manja publikoi foto nga një takim mes tij dhe presidentit të Këshillit Kombëtar të Noterëve në Itali, Giulio Biino. Pjesë e takimit ishte dhe presidentja e Dhomës Kombëtare të Noterëve të Shqipërisë, Mimoza Sadushaj.

“Bashkëpunimi noterial mes Shqipërisë dhe Italisë do të njohë zhvillime të tjera cilësore! Takim produktiv me presidentin e Këshillit Kombëtar të Noterëve të Italisë, Giulio Biino dhe presidenten e Dhomës Kombëtare të Noterëve të Shqipërisë, Mimoza Sadushaj”, shkruan Manja./ata