Është përfshirë nga flakët kati i fundit i një pallati në zonën e Myslym Shyrit.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Ndërsa, mësohet se nuk ka persona të lënduar. Për fat të mirë si pasojë e flakëve janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.