Një shkollë e mesme nga Nebraska tha se ka thyer një Rekord Botëror Guiness me një event për hedhjen e tullumbaceve me ujë ku morën pjesë mbi 1,000 nxënës.

 

Zyrtarët e shkollës së mesme Omaha Central thanë se nxënësit u sistemuan në çifte në fushën e futbollit të shkollës dhe luajtën një raund me tullumbace uji, e cila përfshin pjesëmarrësit që ta hedhin tullumbacen përpara dhe mbrapa dhe të tërhiqen pas çdo hedhjeje të suksesshme derisa tullumbace të shpërthejë.

Shkolla tha se më shumë se 1,000 nxënës hodhën më shumë se 700 tullumbace në këtë ngjarje, raporton UPI.

Ata u kualifikuan për të marrë pjesë duke përmbushur qëllimet akademike, pjesëmarrjen dhe sjelljen.

 

Rekordi i mëparshëm prej 902 pjesëmarrësish u vendos nga nxënësit në Akademinë Deerfield në Massachusetts në vitin 2014. /Telegrafi/