Një person i armatosur vrau 3 burra në Portugali dhe më pas qëlloi veten pasi një sherri që shpërtheu mes tyre për mbarështimin e pëllumbave garues.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Setubalit, teksa mediat raportojnë se shkaku i sherrit ishin pëllumbat dhe një kopsht i paligjshëm perimesh.

 

 

Viktimat ishin duke marrë pjesë në një garë pëllumbash kur u qëlluan me armë, teksa më pas autori e drejtoi pistoletën për nga vetja kur pa policinë.

 

Sipas policisë, e cila mblodhi informacion në vendngjarje mosmarrëveshja mes burrave që humbën jetën nisi pikërisht për çështjen e shtimit të pëllumbave.

 

 

Identiteti i viktimave nuk është bërë ende me dije, ndërsa mësohet se autori jetonte në një çadër në Setubal.