Bebe Rexha ka publikuar albumin e tretë të saj “Bebe” duke nisur kështu edhe promovimin e tij në evente dhe emisione. 

 

Ajo ka dhënë një intervistë në emisionin “The Kelly Clarkson Show” ku të pranishëm ishin dy prindërit e saj, Flamuri dhe Bukurija (në publik) ndaj dhe Kelly

“Ata nuk ishin gjithmonë dakord, veçanërisht babi im. Ai më thoshte se është gjithmonë një industri shumë e vështirë, por mos u shqetëso, ti ke gjithmonë një shtëpi, mund të kthehesh gjithmonë te unë, unë kam ushqim”, tha Bebe.

 

Sapo dëgjoi këto fjalë, babai i këngëtares u emocionua shumë dhe nuk i mbajti dot lotët dhe në atë moment Bebe ndërhyri duke i thënë “Mos qaj”…