Edhe për procesin për inceneratorin e Elbasanit gjyqtari paraprak nuk mundi dot të japë një vendim.

 

 

Ka dështuar  për herë të dytë  seanca paraprake në ngarkim të Lefter Kokës dhe të pandehurve të tjerë të arrestuar për inceneratorin e Elbasanit. Seanca e radhës do të mbahet më 9 shkurt në orën 9:00.

 

Ndërsa shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatëve mbrojtës të një prej të pandehurve. Në seancën e së premtes prokuroria ka kërkuar që 10 të pandehurit, përfshi edhe ish-ministrin Koka të gjykohen për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Një ditë më parë u shty gjyqi për inceneratorin e Fierit.

 

 

Gjyqtarja paraprake çmoi se duheshin njoftuar palët midis tyre, të gjendeshin adresat e kompanive nën akuzë të cilat duhen njoftuar se ka nisur një proces penal pranë GjKKO-së. Po ashtu duhet njoftuar sipas gjykatës edhe shtetasi italian ndaj të cilit është ngritur akuzë nga SPAK./TCH