Banorët e Thethit kanë zhvilluar një protestë të cilës i janë bashkuar dhe të rinj e turistë të mbërritur në këtë zonë turistike. Shkak i protestës është bërë mungesa e energjisë në këtë zonë, situatë e cila vijon prej vitesh dhe nuk njeh asnjë përmirësim.

 

Për pronarët e bujtinave është absurde të zhvillosh turizëm me gjenerator. Edhe pse kjo zonë ka numrin me të lartë të të apasionuarve pas turizmit malor, ato lënë vlerësim negativ në sistem e pronotimeve duke shfaqur si problematike mungesën e energjisë.

 

Përveç imazhit dhe problemit që shkakton në largimin e turistëve mungesa e energjisë, problem tjetër mbetet që edhe atëherë kur ka energji është e dobët dhe dëmton dhe nxjerrë jashtë funksionit të gjitha pajisjet elektroshtëpiake.

 

Kështu çdo vit ato kanë kosto të larta ekonomike për të cilat nuk i përgjigjet askush

 

Për to zgjidhje mbetet të paditen në gjykata por qoftë dhe në SPAK përgjegjësit e kësaj situate

 

Një grup të rinjsh nga Spanja kanë mbërritur në Theth. Ata janë mrekulluar me parajsën natyrore, por kërkojnë që të zgjidhet problemi i energjisë elektrike pasi nuk arrijnë të karikojnë as celularët që të kenë mundësi të bëjnë foto si kujtim i një udhëtimi kaq të bukur.

 

“Ne jemi një grup nga Spanja. Unë dhe shokët e mi mbërritëm këtë mëngjes por ishte shume e vështirë  pasi mungesa e elektricitetit na la ne pritje. Kur erdhëm nuk mundem të karikonim telefonat tonë pyetem mikpritësin dhe ai me tregoi për këtë situatë dhe mendoj se kjo gjë duhet zgjidhur pasi ky është një vend shume I bukur, natyra malet. Ne dëshirojmë të bëjmë fotografi që t’i kemi si kujtim dhe nuk mundemi prej situatës se energjisë, ndaj mendoj që duhet t’i jepet një zgjidhje”, tha Patricia Calvo, turiste spanjolle.

 

Përshëndetje, ne na pëlqen shumë vendi por mungesa e energjisë na shkaktoi problem me telefonat dhe për tu lidhur me recepsionistin e hotelit. Ndjej keqardhje që një zonë kaq e bukur nuk mund të shfrytëzohet në 100% e saj, ndaj duhet gjetur një zgjidhje që të shfrytëzohet kjo parajsë.

 

Thethi është një ndër zonat turistike që prej vitesh kanë tërhequr mijëra turistë të huaj për bukuritë natyrore dhe vlerat e trashëgimisë që mbart. Por edhe pse një pasuri natyrore, për banorët e zonës, asnjëherë nuk është vënë dorë për të rregulluar diçka, pasi sot e kësaj dite Thethi vuan mungesën e energjisë eklektike.