Një 41 vjeçar është vënë në pranga pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

 

 

Policia arrestoi në flagrancë S. Ç., banues në Gjirokastër. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Materialet në ngarkim të babait, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

 

 

“Gjirokastër/ Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 41-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Materialet në ngarkim të shtetasit S. Ç. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje””, sipas njoftimit të policisë.