Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se sot do të hapet rruga e Planit të Bardhë, pjesë e Rrugës së Arbrit.

 

I ftuar në një studio televizive, Rama u ndal te problematikat që janë ndeshur me tunelin e Murrizit.

 

“Rruga e Arbrit faktikisht ka pasur një surprizë shumë të pakëndshme, gjeologjinë e tunelit të Murrizit që na ka marrë shumë kohë. E njëjta kompani që punon me tunelin e Murrizit punonte edhe me atë të Kardhiqit. Gjeologjia është shumë problematike dhe do të ecet shumë avash”, tha Rama.

 

Ndërkohë ai informoi se pika tjetër, segmenti i Planit të Bardhë hapet sot.

 

“Shpresojmë se edhe tuneli do të mbarojë së shpejti”, tha Rama.