Dekoret me temë kurorëzimin e Mbretit Charles i kanë dhënë pamje festive Londrës.

 

 

Trashëgimtari i fronit mbretëror, do të kurorëzohet të shtunën siç parashikohet në Aktin e Betimit të Kurorëzimit të vitit 1689, Aktin e Zgjidhjes të vitit 1701 dhe Aktin e Deklaratës së Aderimit.

 

Ceremonia pritet të mbahet në 6 maj. Dhjetëra udhëheqës botërorë dhe krerë shtetesh janë ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni historike, ndërsa miliona njerëz pritet ta ndjekin atë përmes televizorit.

 

 

Në qiell dhe në tokë po kryhen përgatitjet për kurorëzimin e mbretit Çarls i tretë. Do të jetë një ngjarje madhështore me plot shkëlqim. Qindra mijëra njerëz pritet të mbushin rrugët nga Pallati Buckingham në kishën WËestminster Abbey.

 

Por një detaj mjaft interesant, janë dhe buqetat e projektuara posaçërisht për këtë ceremoni. Duke pasur parasysh se mbreti Charls, është një njeri që e do natyrën dhe lulet, kjo buqetë do mbajë lloje të ndryshme lulesh duke përfshirë: Purple Lisianthus, Memory Lane Roses, Amethyst Stocks, Parvifolia Eucalyptus dhe Wax Flowers. Do ketë dhe vazo të mbushura me lule, të përgatitura nga stilistë profesionistë.