Një tjetër operacion anti-kanabis është zhvilluar në Kurbin dhe në Lezhë, ku policia ka arritur të asgjësojë 5490 bimë kanabisi në katër fshatra, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i autorëve. Bimët e kanabisit ishin mbjellë në zona të pyllëzuara në fshatrat Gjobardhaj, Ungrej, Fregen, si edhe në fshatin Vinjoll në Milot.

 

Në kuadër të operacionit ‘imazhi’ në rrethin Lezhë u sekuestruan:

 

 

-në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 1507 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

 

-në fshatin Ungrej, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara  1225 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa si dhe 1200 gropa të hapura gati për kultivim;

 

-në fshatin Fregen, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 2600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

 

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet policore edhe në territorin e rrethit Kurbin, në fshatin Vinjoll, njësia administrative Milot, u gjetën të kultivuara 158 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

 

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.