Kryeministri Edi Rama nga Klosi, ku ka prezantuar kandidaten e PS-së, Valbona Kkolën, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë për ish-kryeministrin Berisha dhe kandidatët e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

 

Rama tha se Berisha ka marrë vulën në lule të ballit, duke shtuar se ai gjen kandidatë ‘të lodhur’.

 

 

“Iu themi të tjerëve; mos bëni gabime. Bedriun mbajeni në kafe. Kush e ka shok ta mbajë, kush e ka kushëri ta mbajë fortë. I njëjti Bedri, i ka ngelur mendja aty. Ata janë në hall, ju ka ngelur dhe non-grata. Po si të bashkëpunosh me Bedriun? Bedriun po e fut aty, po tenton ai tjetri që nuk ka as emrin në fletën e votimit. Bedriu bëri Noc Rrokun.

 

E ka marr vulën në lulen e ballit, i padëshirueshëm për SHBA dhe BE. Europa se e vë vula, por po vuri vula SHBA, nuk hap derë BE. Ai ka gjetur ca të shkundur në Shqipëri. Bedriu merr ca fonde, e merr një autobus.”, tha Rama.