Në deklaratën e fundit për mediat, Sali Berisha falenderoi Aleancën e Atlantikut verior, e cila sipas tij hodhi poshtë përpjekjet e kryeministrit Rama për ta mashtruar me aferën e Portit të Durrësit.

 

Sipas Berishës, kreu i qeverisë u përpoq të fshihte megaaferën e portit me Alabar me petkun e aleancës.

 

 

“Vizitat në seli të Ramës, Xhaçkës dhe presidentit me një agjendë Porto-Romano dhe mbështetje nga NATO për mbylljen e Portit të Durrësit, shndërrimin e tij de facto pasuri shumë miliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz, klani më i rrezikshëm në Europë, dhe miliarderit të Emirateve, Al Alabar, janë një histori e turpshme.

 

Janë një përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e aleancës, për të mbuluar vjedhjen e madhë të tmerrshme që po i bëhet pronës publike të shqiptarëve. Shkelmimin e interesave strategjike të Shqipërisë dhe NATO-s.

 

 

Në çdo vend, në këtë situatë, kreu i shtetit do kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë aferë mafioze që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder me pronat publike të shqiptarëve dhe të kërcënojë sigurinë e Shqipërisë dhe të NATO-s për aq sa portet e Shqipërisë kanë rëndësi strategjike për aleancën”, tha Berisha.