Arkeologët kanë gjetur mbetje të një varreze nga shekulli i 19-të në një ishull të përmbytur në Parkun Kombëtar Dry Tortugas të Floridës, raporton Anadolu.

 

Zbulimi është rezultat i punës së përbashkët të Qendrës për Burimet e Fundosura të Parkut Kombëtar amerikan, Qendrës Arkeologjike Juglindore dhe studentëve nga Universiteti i Majamit.

 

Autoritetet kanë njoftuar se varreza është gjetur në kështjellën Fort Jefferson, e cila ndodhet në ishullin e përmbytur në Parkun Kombëtar Dry Tortugas dhe se i përket punëtorit John Greer, i cili vdiq në vitin 1861 gjatë Luftës Civile Amerikane.

 

"Këto zbulime tregojnë histori të patreguara rreth Parkut Kombëtar Dry Tortugas", tha Josh Marano, arkeolog detar dhe drejtues i ekipit kërkimor.

 

Edhe pse është vërejtur se ushtarët amerikanë mund të jenë varrosur në ishullin e fundosur, Marano tha se kërkimet po vazhdojnë.

 

Fort Jefferson u përdor si një burg ushtarak gjatë Luftës Civile Amerikane ndërsa ishujt përreth shërbyen si një zyrë postare detare, një spital detar dhe karantinë dhe një terren trajnimi ushtarak.