Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Beograd, ku një nxënës ka vrarë me armë zjarri 9 persona dhe ka plagosur 15 të tjerë.

Përmes një regimi në Twitter, Rama shprehet se është e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme në Beograd.

 

Ai i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe autoriteteve serbe, duke uruar shërim të shpëjtë për të plagosurit.

 

Kujtojmë se autori i masakrës ishte nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes.

 

Reagimi i Ramës:

 

Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të BeograditNgushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike