Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot lënien në fuqi të vendimit të KPK-së dhe konfirmimin në detyrë të gjyqtares Elona Toro.

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25 janar seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.

 

Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, pasi vlerësoi se Elona Toro nuk mbulon me të ardhura të ligjshme një pjesë të pasurisë së saj.

 

Ndërsa subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas kryerjes së një vlerësimi të drejtë dhe tërësor të çështjes, në zbatim të parimeve të objektivitetit dhe proporcionalitetit.

 

Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi një seancë për shpalljen e vendimit për Elona Toron, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

 

Trupa gjykuese, pasi analizoi provat dhe faktet vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK dhe konfirmimin në detyrë të Elona Toro.

 

Komisioni i Pavarur u Kualifikimit konfirmoi në detyrë më 17.06.2020, të subjektit të rivlerësimit, Elona Toro, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Ky vendim u ankimua në KPA nga Komisionerit Publik./ATSH