Tetë persona kanë humbur jetën në Çeki, si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu gjatë natës në Brno, në Çeki.

 

Mediat e huaja, raportojnë se zjarri shpërtheu rreth dy orë pas mesnate në Brno, qytet i cili ndodhet 200 kilometra (125 milje) në juglindje të Pragës.

 

“Zjarri u përhap në një njësi prej 12 kabinash kantieri të lidhura me njëra-tjetrën,” tha për AFP zëdhënësi i policisë së Brno, Pavel Schëab.

Autoritetet njoftojnë se po punohet për identifikimin e viktimave, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.