Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, OSBE theksoi se “protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”.

Dhuna gjatë protestës së sotme u dënua edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë .

Në protestën e sotme, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe molotovë në drejtim të bashkisë së Tiranës, ndërsa janë përplasur me efektivë të policisë pasi tentuan të hyjnë në ambientet e brendshme./ata