Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Bëhet e ditur se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Mësohet se bëhet fjalë për një çift turistësh, të cilët udhëtonin me motor dhe u përplasën në rrethana ende të panjohura, me një makinë. Kombësia e tyre nuk dihet ende.
Të plagosurit kanë marrë fraktura të shumta në kokë e këmbë. Ata janë nisur drejt spitalit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia.