Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë ku prezantoi, me Njësinë Policore Detare, një strukturë të re sezonale për të siguruar pushuesit në zonat bregdetare.

 

 

Rama kujtoi edhe ngjarjen që ndodhi verën e kaluar në Potam, ku humbi jetën një 7 vjeçare, pasi u godit nga një skaf, të cilën e cilësoi si një humbje të tmerrshme dhe tha se duhet të shërbejë si një mësim.

 

Rama: Të ketë qartësi e plotë e të gjithë njësisë, e të gjithë punonjësve, se cilat janë detyrat e tyre, kërkohet motivi i plotë që të kryhen këto detyra, vetëdije e plotë për të mos u bërë pjesë e problemit, por për të punuar orë e çast me angazhimin e plotë që këto do të jenë në ujërat e Repubikës së Shqipërisë për të zgjidhur çdo problem që mund të shfaqet që nga ndalimi dhe marrja e masave të menjëhershme në vend ndaj atyre që nuk i përdorin mjetet lundurese sipas rregullave që bëhen rrezik dhe stres për pushuesit. Problemet lindin që nga ato skafet e shpejtë deri tek motorët e ujit nga individë që e kthejnë plazhin në skenë ngjarjesh të rrezikshme. Do të bëhet puna që të jetë sa më e lexuar dhe sa më e kuptuar nga të gjithë ata që kanë frekuentuar bregdetin. Ai na bëri të skuqemi si asnjëherë tjetër duhet t’u shërbejë të gjithëve ju dhe punonjësve si një këmbanë alarmi. Ai turpëroi jo vetëm familjet por të gjithë bashkësinë dhe shtetin shqiptar. Unë pata premtuar që kjo njësi do të mbante emrin e vogëlushes, me mirëkuptim të plotë me familjen e saj rashë dakord që të mos bëhet, ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe motivi i suksesit të kësaj njësie që ajo humbje e tmerrshme e familjes, dhimbje e popullit shqiptar të shërbejë që fëmijët, prindërit, familjet vizitorët, turistët të ndjehen të sigurt, të qetë, të lumtur në ato ditë që mezi i presin për të pushuar dhe për të marrë energji të reja për të vazhduar vitin, uroj që kështu të ndodhë, në këtë sezon që do të jetë më i vështirë se ai mëparëshmi, se do të kemi dyndje edhe më të madhe turistike.