Një person i armatosur qëlloi për vdekje tetë persona dhe plagosi shtatë të tjerë në një qendër tregtare periferike në Dallas, përpara se të vritej nga një oficer policie.

 

Në një video të shpërndarë gjerësisht në internet, një person shihet duke dalë nga një makinë e duke hapur zjarr ndaj njerëzve në trotuarin e qendrës tregtare Allen Premium Outlets

 

Sulmuesi, i cili sipas policisë veproi i vetëm, ishte një nga shtatë personat e shpallur të vdekur në vendngjarje, pas ndërhyrjes së një agjenti policie.