Foto që shihni tregon vendin ku u gjet foshnja, që ishte braktisur nga nëna e saj. Foshnja, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur përtokë afër shkurreve, ndërsa ishte mbështjellë me një batanije.

 

Ishte një kalimtar i rastit ai që pikasi vogëlushen, ndërsa me shpejtësi e transportoi atë në spitalin e Durrësit. Ndërkohë, autoritetet e spitalit, pasi u njohën me rastin, njoftuan policinë, e cila u vu në lëvizje.

 

Pas hetimeve u identifikua nëna e foshnjës, ndërsa bëhet fjalë për 22-vjeçaren me inicialet D. S., banuese në Durrës, e cila është shpallur në kërkim. Nuk dihen motivet që e shtynë të renë që të ndërmerrte aktin ekstrem, për të braktisur foshnjën.