Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të Paqes.

 

MEPJ thekson se, ndërsa bota po përballet me sfida të jashtëzakonshme për arritjen e paqes së qëndrueshme, duhet të japim kontributin tonë të përbashkët për kauzën e paqes .

 

Shqipëria është e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë globale nëpërmjet rolit të saj aktiv në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do ta vijojë ta fuqizojë këtë rol vazhdimisht në çdo organizatë ndërkombëtare, ku ajo merr pjesë, nënvizon MEPJ.