Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informoi sot se, gjatë periudhës janar-prill 2023, janë regjistruar për herë të parë 19,940 mjete ose 39% më shumë se viti 2019.

 

Sipas DPSHTRR, shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Gjermania 22.7%, Italia 23.3% dhe Zvicra 10.6%.

 

“1,874 mjete, me moshë mesatare mbi 22-vjeçare, janë çregjistruar plotësisht nga sistemi. Më shumë mjete të reja në qarkullim e më pak mjete të vjetra. Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 69.2%, krahasuar me janar – prill 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave ‘eco-friendly’ e më pak ndotëse”, thekson DPSHTRR.

 

Ndërkohë që +695% mjete Green janë regjistruar për herë të parë në janar-prill 2023, një shifër domethënëse që tregon rritjen e interesit për mjetet ekologjike falë procedurave të lehtësuara për importin dhe regjistrimin e mjeteve Green (tarifë 0 regjistrimi, përjashtim nga TVSH).

 

DPSHTRR thekson se “të dhënat e mësipërme reflektojnë trendin pozitiv të përmirësimit të flotës së re në qarkullim, drejt mjeteve më të reja, më të sigurta e më pak ndotëse”.