Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2024, arritën në rreth 38.6 miliardë lekë me një realizim në masën 89.2 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 10.3 përqind më i lartë ose rreth 3.6 miliardë lekë më shumë.

Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave mbi treguesit fiskal, shpenzimet korente kanë shënuar një realizim në masën 92.7 përqind të planit të periudhës dhe 6.4 përqind të planit vjetor.

Niveli i suficitit në muajin e parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 15.8 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 2.9 përqind më i lartë.