Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon me trajnimin e operatorëve të pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit që do të përdoren në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

 

KQZ bën të ditur se dje janë trajnuar  operatorët e  pajisjes së votimit Elektronik në Kamëz.

 

Në fokus të trajnimit ishin detyrat e operatorit të PEVN gjatë procesit të votimit elektronik.

 

Operatorët po  trajnohen për administrimin e procesit të hapjes dhe mbylljes së votimit, printimit të raporteve, rezultatet paraprake dhe transmetimi i dhënave në KQZ.

 

Trajnimi i operatorëve të cilët në 14 Maj 2023 do të angazhohen në tre bashkitë ku do të implementohet votimi elektronik, konsiderohet si një faktor i rëndësishëm në implementimin me sukses të projektit të votimit elektronik.