Një portal nga ato të shumtët e një pseudogazetarie, duke tentuar t’i bërë kritikë thirrjes së kreut të diplomacisë turke Fidan Hakan, mbi “pastrimin e mbeturinave të FETO-s” në Shqipëri, deklaratë e tij gjatë një konference shtypi me homologun Igli Hasani gjatë një vizite në Tiranë, e çon gjuhën te një idiotësi ende e pashërueshme e qasjes ndaj Turqisë, mbeturinë e narrativës së historiografisë komuniste, mbi “500 vjet robëri”.

“Patjetër, vende partnere. Patjetër që Turqinë mund ta kemi aleate. Kemi dhe lidhje ‘shpirtërore’, 500 vjet robëri”, shkruan ky portal.

Dhe mjafton kjo frazë që të të rrëzohet i gjithë argumenti, nëse ka vërtet një argument në llojin e kritikës së bërë.

Pra, edhe pas tre dekada e kusur të tjera të vërtetave mbi të shkuarën, edhe akademike, vijon i njëjti avaz. /tesheshi.com/