Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve 5 kërkesa për vendosje të sanksioneve administrative.

 

KQZ kërkon gjobë për 20 kryebashkiakë pasi thekson se kanë përdorur burimet publike për fushatë.

 

Gjithashtu është kërkuar gjobë edhe për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash.

 

Ndërkohë sqarohet se seancat paraprake të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillohen të hënën.

 

Kryetarët e bashkive ndaj të ciëlve është kërkuar gjobë

 

-Armando Subashi, kryetar për bashkinë Fier

 

-Gledian Llatja, kryetar për bashkinë Elbasan

 

-Klodian Taçe, kryetar për bashkinë Gramsh

 

-Arif Tafani, kryetar për bashkinë Belsh

 

-Lefter Alla, kryetar për bashkinë Bulqizë;

 

-Andis Salla, kryetar për bashkinë Cërrik;

 

-Redjan Krali, kryetar për bashkinë Kavajë;

 

-Klement Ndoni, kryetar për bashkinë Këlcyrë;

 

-Erion Isai, kryetar për bashkinë Kolonjë;

 

-Shuaip Beqiri, kryetar për bashkinë Konispol;

 

-Safet Gjici, kryetar për bashkinë Kukës;

 

-Pjerin Ndreu, kryetar për bashkinë Lezhë;

 

-Kastriot Gurra, kryetar për bashkinë Librazhd;

 

-Majlinda Bufi, kryetar për bashkinë Roskovec

 

-Elton Arbana, kryetar për bashkinë Shijak

 

-Eriselda Sefa, kryetar për bashkinë Lushnje;

 

-Qerim Ismailaj, kryetar për bashkinë Mallakastër

 

-Nuri Belba, kryetar për bashkinë Prrenjas

 

-Pali Kolefski, kryetar për bashkinë Pustec

 

-Blerim Shera kryetar për Bashkinë e Vorës