Jamarbër Malltezi ka depozituar një ditë më parë në Gjykatën e Lartë rekursin për heqje të masës së sigurisë të vendosur si shkak i hetimeve për procedurave të ndjekura për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë arrest në shtëpi, dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që klienti i tij të jëtë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.

Rekursi është dorzuar një ditë më parë e ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e senacës.

Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarbër Malltezin.

Këtë  të enjtë në SPAK do të mbahet senaca e marrjes në pyetje të dhëndrrit të ish-kryeministrit Jamarbër Malltezi.