Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi tentoi që të vidhte një automjet.

 

 

33-vjeçari me inicialet F. O., banues në Tiranë është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1, Sarandë, duke tentuar të vidhte një automjet tip “Benz”, të parkuar në këtë rrugë.

 

 

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i një tjetër rasti të vjedhjes të pronës, konkretisht më datë 29.03.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një banesë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.