Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me me pedagogë dhe drejtues të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Ministrja Kushi bën të ditur se, në takim u diskutua mbi çështje të ndryshme që lidhen me arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, ku siç shprehet ajo mori ide dhe sugjerime me vlerë për përmirësimin e punës sonë të përbashkët.
Kushi shprehet se, “gjithashtu, theksova rëndësinë që ka veçanërisht këtë periudhë komunikimi me maturantët për të promovuar universitetin, programet dhe veçanërisht politikat tona të mbështetjes studentore për programet prioritare”.
Ministrja vizitoi dhe laboratorin kërkimor shkencor, i cili është ngritur me standarde bashkëkohore me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.