Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të marrë të pandehur bashkë me të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.

Gjykata e Posaçme gjeti fajtorë ish-kryetarin socialist të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla dhe 8 të pandehurve të tjerë të akuzuar për një aferë korruptive në një tender për ndërtim ujësjellësi me vlerë me 2.8 milionë euro.

Alla u dënua me 3 vjet burg, që u konvertua në dy vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata gjeti fajtorë edhe të akuzuarit e tjerë, përfshi ish-nënkryetaren e bashkisë Enkeleda Lleshi dhe biznesmenët Aqif Konesha dhe Dali Gazidedja.

Gjatë gjykimit Alla dhe të akuzuarit e tjerë pretenduan pafajësi. Ndërkohë prokuroria kërkoi dënime në total prej 17.6 vitesh burg dhe dënime alternative.

Procedura e prokurimit për të cilën u dënuan zyrtarët e Bashkisë së Bulqizës është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjn “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore.