Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar për plagosjen me armë zjarri ndaj një shtetasi mbrëmjen e djeshme.

 

Uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve L. F., 29 vjeç, Xh. F., 26 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.

 

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti në ambientet e jashtme të një bilardoje në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A. L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri në këmbë.

 

“Rreth orës 22:30 të datës 08.05.2023, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. L., 22 vjeç, banues në Rrilë.

 

Menjëherë pas njoftimit, grupi hetimor ka filluar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

 

Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L. F., 29 vjeç, Xh. F., 26 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.

 

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A. L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë”, tha policia.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.