Tefta Malaj, bashkëshortja e 45-vjeçarit Taulant Malaj i cili vrau vajzën e tij të mitur dhe një italian pas një konflikti, ka rrëfyer se ajo është goditur me thikë disa herë nga autori.

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24’, të Evis Ahmeti ka treguar se shqiptari në momentin e krimit mund të ketë pasur bashkëpunëtorë të tjerë, ku citoi ‘Mund të ketë pasur bashkëpunëtor, sepse na qëllonte dhe i fliste dikujt dhe kam frikë se djali im është i rrezikuar . E shikoja, kam se kishte një bashkëpunëtor tjetër…’.

 

Sakaq shtoi se ajo dhe bashkëshorti kishin debatuar një javë më parë por asnjëherë, Taulanti nuk i kishte shprehur akuzën për tradhti me italianin.

 

Pjesë nga intervista:

 

Pyetje: Akuzat për tradhtinë bashkëshortore është hera e parë që i thotë.

 

Pyetje: Ju ka cituar për këtë tradhti dhe thotë se ju i keni kërkuar falje

 

 

Tefta Malaj: Falje të kërkoi ai jo unë

 

Pyetje: Një javë më parë jeni zënë ?

 

Po

 

Pyetje: A është larguar nga banesa

 

po

 

Pyetje: Përse u kthyer prapë?

 

Duke menduar se do të ndryshonte

 

Pyetje: Ka pasur probleme të shëndetit mendor është kuruar?

 

I kam thënë të kurohej

 

Pyetje: E njihnit italianit

 

Ai ka shtëpinë atje. E njihnim i gjithë të tjerët.

 

Pyetje: Nuk është e vërtetë që punonte te biznesi i tij?

 

Jo punonte në furrë. Ne jemi në kat të parë.

 

Pyetje: E dëgjuat të fliste me dikë në telefon

 

Mund të ketë pasur bashkëpunëtor, sepse na qëllonte dhe i fliste dikujt dhe kam frikë se djali im është i rrezikuar . E shikoja, kam se kishte një bashkëpunëtor tjetër…

 

Të ka dhunuar herë tjetër?

 

Ka qenë momenti që ka marrë thikën, kam qenë me djalin e vogël në krah

 

E keni denoncuar?

 

Jo, se kam bërë për fëmijët

 

Ka pasur akuza për tradhti më përpara.

 

Jo asnjë herë.

 

Asnjëherë nuk ishte shprehur për tradhti.

 

Familjarët e dinit që kishit problem

 

Jo

 

Atë natë keni telefonuar familjarët, mamin?

 

Po