Një individi i nevojten 18 500 lekë në muaj për të pasur ushqimet bazike. Minimumi jetik është llogaritur nga Avokatit të Popullit, i cili këkron nga qeveria të miratojë këtë prag. Shumë prej pensionsitëve në vend paguhen me një pension më të ulët, ndërkohë që edhe ndihma ekonomike është më e ulët se pragu që llogarit institucioni i Avokatit të Popullit.

 

Në raportin e fundit të dërguar në kuvend, ai citon se” Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet që nuk e ka të përcaktuar ligjërisht minimumin jetik,

 

Si të tillë, Avokati e konsideron si të pajustifikueshme, mungesën e përcaktimit të minimumit jetik, i cili duhet të qëndrojë në themel të hartimit të politikave sociale që ndjek shteti për grupet në nevojë.

 

 

Përpjekjet për të futur në axhendën e parlamentin miminumin jetik, janë bërë edhe nga disa organizata të shoqërisë civile në vend, por deri më sot nuk kanë marrë përgjigje pozitive. Nëse parlamenti do të miratonte pragun, atëherë cdo pagesë që jepet për kategoritë në nevojë ose pensionsitët do të rritej në këtë nivel.